Boksierit serb s`i ndihmon kënga anti-Kosovë, mposhtet nga shqiptari - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Boksierit serb s`i ndihmon kënga anti-Kosovë, mposhtet nga shqiptari

    Insajderi
    23 December 2024 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Boksieri serb, Stefan Mariç, ka pësuar një humbje të befasishme të dielën në Tiranë, ku u mposht nga boksieri shqiptar, Ahmed Koçi, në raundin e dytë të një ndeshjeje të tensionuar.

    Mariç hyri në ring me këngën serbe “Gëzohu popull serb”, një këngë që e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë, e cila ka shkaktuar tensione të shumta dhe është parë si një provokim nga ana e tij.

    Përballja e zhvilluar në kuadër të një eventi boksit në kryeqytetin shqiptar ka nxitur reagime të shumta, duke qenë se përdorimi i një kënge të tillë në një aktivitet sportiv ka sjellë diskutime rreth ndikimit të politikës në sport.

    Pas disa raundeve të ashpra, Koçi arriti të triumfojë në raundin e dytë, duke i dhënë fund një ndeshjeje që do të mbahet mend jo vetëm për përformancën sportive, por edhe për tensionet e krijuara jashtë ringut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark