Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje qeverisë që të merren me minatorët e “Trepçës.
Tahiri përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qeveritarët boll janë shëtitur dhe kanë bërë foto e video në Paris.
“U shëtitët boll, edhe foto e video bëtë në Paris, tashti a po merreni me minatorët e “Trepçës”, që janë pa rroga, me bllokadat e rrugëve gjithandej Kosovës, me pensionistët që po presin pas katër vjet qeverie me ua rrit pensionet me dëmet ekonomike e me bllokadën ndërkombëtare. Punoni najsen të hairit, e jo veç me kontrata njëburimore e korruptive! Se di për besë çka do të folni në fushatë”, ka thënë Tahiri.