“Bomba” e Armando Cungut: Si më kërkuan para për të luajtur me kombëtaren – Insajderi
×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    “Bomba” e Armando Cungut: Si më kërkuan para për të luajtur me kombëtaren

    Insajderi
    05 June 2016 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri aktual i Vllaznisë së Shkodrës, Armando Cungu, ka zbuluar se në vitet e tij si futbollist, ai kishte qenë shumë pranë kombëtares shqiptare të futbollit.

    Por ai nuk kishte arritur ta realizonte ëndrrën e tij, pasi asokohe, i kishin kërkuar para për t’i dhënë mundësinë të veshte fanellën kuqezi në ndeshjen kundër Gjermanisë.

    Ai tregon se sa i gëzuar ishte ai dhe familja e tij kur e kuptuan se ka marrë ftesë nga kombëtarja shqiptare. Cungu kujton lotët e nënës së tij.

    “Kur shkova në shtëpi të gjithë ishin të lumtur, madje nëna ime kur e kuptoi se do ta përfaqësoja Shqipërinë, pati qarë nga gëzimi. Asnjëherë nuk i harroj lotët e saj”, rrëfen njëri nga trajnerët më të mirë shqiptar të momentit.

    Më pas, Cungu tregon se nuk arriti të luajë për Shqipërinë, pasi i kërkuan para e ai nuk deshi të paguajë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark