'Bombardohet' ekonomia e Rusisë, edhe ky shtet i bën thirrje kompanive t'i tërheqin bizneset - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    ‘Bombardohet’ ekonomia e Rusisë, edhe ky shtet i bën thirrje kompanive t’i tërheqin bizneset

    Insajderi
    13 March 2022 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave në Britani të Madhe, Rishi Sunak, u ka bërë thirrje më shumë kompanive britanike që të zvogëlojnë investimet ekzistuese në Rusi, dhe ka thënë se investimet e reja duhet të ndalen, pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.

    “Ndonëse e dimë se mund të jetë sfidues zvogëlimi i investimeve, besoj se nuk ka argument për investime të reja në ekonominë ruse”, ka thënë Sunak në një video-mesazh në Twitter.

    “U bëj thirrje pronarëve të aseteve që të mendojnë me shumë kujdes për ndonjë investim të ri, që në ndonjë mënyrë do të mbështeste Putinin dhe regjimin e tij”.

    Disa kompani të mëdha britanike kanë njoftuar se do të shesin apo do të zvogëlojnë interesat e tyre në Rusi.

    Në mesin e tyre janë kompanitë e energjisë Shell, BP dhe ajo për investime, Aviva.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark