Bombardohet një xhami përderisa brenda falej namaz, dhjetëra të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Bombardohet një xhami përderisa brenda falej namaz, dhjetëra të lënduar

    Insajderi
    06 April 2022 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën gjashtë persona u plagosën në një shpërthim gjatë lutjeve në një xhami në qendër të Kabulit, thanë sot zyrtarët lokalë.

    Ky është shpërthimi i dytë brenda një jave në kryeqytetin e Afganistanit, pasi pak ditë më parë shpërtheu këmbimi, ku mbeti i vrarë një person dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

    Shpërthimi i sotëm ndodhi pasi një person i panjohur hodhi një bombë në xhami dhe policia arrestoi një të dyshuar, tha një zëdhënës i komandës ushtarake të Kabulit.

    Talebanët në pushtet kanë thënë se kanë siguruar vendin që nga marrja e pushtetit në gusht të vitit të kaluar dhe shumica e luftimeve kanë përfunduar.

    Zyrtarët dhe analistët ndërkombëtarë thonë se ekziston rreziku i kthimit të ekstremizmit, dhe Shteti Islamik terrorist ka marrë tashmë përgjegjësinë për disa sulme të mëdha. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark