Bombardohet Zaporizhzhia, impianti më i madh bërthamor në Evropë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bombardohet Zaporizhzhia, impianti më i madh bërthamor në Evropë

    Insajderi
    20 November 2022 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Impianti bërthamor në Zaporizhzhia, që është nën kontrollin e Rusisë, është bombarduar gjatë ditës së sotme (e diele), duke nxitur denoncime të ashpra nga monitoruesi nuklear i OKB-së që tha se sulme të këtilla rrezikonin katastrofë të madhe nukleare.

    Dhjetëra shpërthime tronditën impiantin më të madh nuklear të Evropës të shtunën në mbrëmje dhe të dielen, tha Agjencia për Energji Atomika (IAEA).

    Moska dhe Kievi fajësuan njëra tjetrën për këto bombardime.

    “Lajmet nga ekipi ynë dje dhe këtë mëngjes janë ekstremisht shqetësuese,” – tha kreu i IAEA-s Rafael Grossi, raporton Reuters.

    “Shpërthimet ndodhën në vendinin ku është ky impiant i madh nuklear, dhe kjo është krejtësisht e papranueshme. Kushdo që e ka bërë, duhet të ndalojë menjëherë. Siç e kam thënë edhe në të kaluarën, po luani me zjarrin!”

    Duke cituar informacione të ofruara nga menaxhmenti i impiantit, ekipi i IAEA-s në terren tha që nuk ka pasur dëmtime të disa ndërtesave, sistemeve dhe pajisjeve në vend, por asnjëra nuk ishte kritike për sigurinë nukleare deri më tash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark