Bombë te shtëpia e drejtorit të RTK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bombë te shtëpia e drejtorit të RTK-së

    Insajderi
    28 August 2016 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një bombë, e pashpërthyer, është gjetur minuta më parë te shtëpia e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.

    Mjeti shpërthyes është gjetur nga policia rreth orës 22.10, ka bërë të ditur transmetuesi publik, raporton Insajderi. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se nuk ka të lënduar.

    Policia e Kosovës aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes duke bërë ekzaminimin e provave.

    Ky kërcënim vjen në vazhdën e disa kërcënimeve të tjera të bëra drejtuar transmetuesit publik, përfshirë një mjet shpërthyes që u hodhë në oborrin e Radiop Televizionit të Kosovës në Prishtinë javën e kaluar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark