×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bonevet dhe IPKO krijojnë veturën e parë elektrike në Kosovë

    Insajderi
    21 November 2016 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëveshja mes IPKO dhe BONEVET parasheh fillimin e mega-projektit pesëvjeçar të quajtur EVIB për konvertimin e makinës Renault Twingo, e cila tani përdor derivate të naftës, dhe pas përfundimit do të funksionojë përmes rrymës, në mënyrë elektrike.
    evib2_1479740056-1249121

    Prototipi i makinës elektrike të cilën do ta bëjnë ekipi prej 6 anëtarësh në BONEVET ka përfunduar dhe pjesët përbërëse të kësaj makine janë shtypur përmes printerit në 3D. Realizimi i projektit do të bëhet në mes të vitit të ardhshëm në makinën ekzistuese Renault Twingo.

    “Ne jemi mahnitur me potencialin e këtyre të rinjëve për të shndërruar idetë e tyre në produkte inovative që për bazë kanë mbrojtjen e ambientit” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO, pas nënshkrimit të marrëveshjes me BONEVET.
    evib1_1479740069-8141823
    Ndërkaq Vëllaznim Xhiha, themelues i BONEVET ka thënë se është krenar për arritjen e marrëveshjes së parë mes hapësirës krijuese Bonevet me industrinë e Kosovës. “Bonevet është një qendër e cila e stimulon kreativitetin e të rinjëve, e cila ka rëndësi shumë të madhe në krijimin e fëmijëve jo vetëm si teknik por edhe si persona. Në Bonevet fëmijët mësojnë me e zbulu talentin e vet – e kjo më pas ju çelë atyre rrugën për karrierën e tyre profesionale.
    evib3_1479740077-6395521

    IPKO po mbështet këtë iniciativë e cila do të zhvillohet tërësisht nga anëtarë të BONEVET.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark