Të rinjtë që merren me projekte inovative, në aktivitetin e tyre kanë promovuar projektin më të ri inovativ, për të cilin kanë punuar për gati dy vite, “Electric Buggy” – automjetin elektrik, i cili nuk është i pari nga kjo organizatë premtuese e Kosovës.
Projekti është filluar më 3 tetor 2017, ku qëllimi kryesor i projektit ishte zhvillimi i të rinjve në fushat e teknologjisë dhe arsimit dhe për ta mbrojtur ambientin në Gjakovë.
Kjo shoqatë më parë kishte shndërruar një makinë me djegie të brendshme, në një makinë elektrike. Ndërsa ideja e tyre për makinë të re, ishte që ta finalizonin një makinë nga zeroja.
“Electric Buggy” u prezantua para shumë qytetarëve. Projekti është një makinë elektrike urbane, që ka për qëllim ta transformojë Qarshinë e Vjetër në Gjakovë, nga një zonë në të cilën qarkullojnë makinat me djegie të brendshme, në një zonë ku qarkullojnë makinat elektrike.