Bordi i AKP-së diskuton për fatin e RTK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i AKP-së diskuton për fatin e RTK-së

    Insajderi
    26 May 2016 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Insajderi ka mësuar se aktualisht bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit është duke diskutuar lidhur me çështjen e pronave që shfrytëzohen nga Radio Televizioni i Kosovës. Kjo është një prej pikave të diskutimit të mbledhjes së rregullt të bordit.

    “Brenda ditës, Bordi do të dal me deklaratë lidhur me vendimin që do të merret për RTK-në”, kanë deklaruar burime të Insajderit brenda Agjencisë së Privatizimit.

    Dje, më 25 maj, ka skaduar ultimatumi që kjo agjenci shtetërore i kishte dhënë RTK-së për t’u larguar nga objektet e Radio Televizionit të Prishtinës.

    Agjencia e Privatizimit më 20 maj i dërgoi një shkresë drejtuesve të mediumit publik duke i paralajmëruar duhet të largohen nga aty brenda pesë ditësh.

    Në këtë shkresë  kërkohet nga RTK-ja që të paguaj qiranë për kohën e shfrytëzuar deri më tash si dhe të hy në marrëdhënie kontraktuale të qirasë me AKP-në.

    Ndryshe sipas AKP-së, brenda afatit 5 ditësh duhet të lirohet objekti i RTK-së. Ne vendimin e AKP gjithashtu thuhet se nëse RTK nuk liron hapësirat e AKP-së në mënyrë vullnetare atëherë AKP do të intervenojë së bashku me Policinë e Kosovës.

    Lidhur me këtë pati reaguar menaxhmenti i transmetuesit publik.

    Drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala, pati deklaruar se ky është presion i radhës ndaj Transmetuesit të vetëm publik dhe vjen pikërisht në kohen kur duhet të zgjedhën anëtaret e rinj të menaxhmentit të RTK-së dhe në kohen kur ligji i RTK-së është në procedurë të ndryshimit për të gjetur zgjidhjen e financimit.

    Sipas Shalës, RTK nuk ka si të jetë uzurpator, pasi që në këto objekte i ka vendosur fillimisht UNMIK-u pa e pyetur fare menaxhmentin e RTK-së. Shala thotë se ky është një mesazh i Qeverisë që ne ta mbyllim gojën e mos të kërkojmë rritje të buxhetit se munden të na qesin krejt jashtë edhe objekteve. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark