Bordi i Transparencës vendos çmimin e ri të naftës në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i Transparencës vendos çmimin e ri të naftës në Shqipëri

    Insajderi
    23 April 2022 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Transparencës në Shqipëri ka miratuar çmimin e ri për shitjen e naftës në vend.

    Nga e shtuna në orën 18:00, një litër naftë do të shitet me 232 Lekë/litri.

    Ndërkohë një litër benzinë do të tregtohet për 212 lekë, kurse litri i gazit do të jetë 104 lekë.

    Në njoftimin për mediat thuhet se vendimi vjen si reflektim i ndryshimit të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

    Këto çmime për shitjen e karburanteve do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

    Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, raporton euronews.

    Çmimi tavan të tregtimit me shumicë:

    220 Lekë/litri për gazoilin;

    200 Lekë/litri për benzinën;

    92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

    Çmimi tavan të tregtimit me pakicë:

    232 Lekë/litri për gazoilin;

    212 Lekë/litri për benzinën;

    104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark