×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i Trepçës me anëtarë të rinj – Kurti i tregon emrat

    Insajderi
    10 July 2024 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka emëruar pesë anëtarë të bordit mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”, i cili, siç tha kryeministri Albin Kurti “parashihet t’i ketë në total 9 anëtarë”.

    Kurti tha se do të qartësojnë “çështjen e përfaqësimit të punëtorëve në bord” dhe se do të propozojnë “rihapjen e konkursit për pozitat e tjera të lira, duke inkurajuar veçanërisht pjesëtarët e pakicave”.

    Kurti propozoi Mentor Berishën për kryesues të bordit, dhe Fadil Bejtën, Merita Gashin, Sadije Gashin e Alban Krasniqin, për anëtarë.

    “Të emëruarit i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe mandati i tyre zgjatë 4 vite”, tha Kurti pas miratimit të vendimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark