Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta

    Insajderi
    29 November 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur çmime të reja për karburantet në vend. Ndryshimet hynë në fuqi nesër në mesditë.

    Nafta është ulur me 5 lekë, nga  211 lekë për litër ka zbritur në 206 lekë/litër. Benzina nga 194 lekë/litër ka zbritur në 191 lekë/litër, ndërsa gazi mbetet i pandryshuar, 71 lekë/litri.

    Njoftimi:

    Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

    Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

    Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.

    Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

    Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

    Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës./albeu.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark