×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi që caktoi Qeveria Kurti kthen në krye të Hidrodrinit drejtorin që u shkarkua për dështime

    Insajderi
    01 October 2024 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Dështimi në reduktimin e humbjeve të ujit, dështimi në zvogëlimin e llogarive të arketueshme dhe dështimi në rritjen e të hyrave”, ishin disa prej arsyeve qe ia përmendi ish-Bordi kur e shkarkoi Dri Cenën. Qeveria Kurti ndërhyri duke e shkarkuar krejt bordin, dhe duke emëruar një të ri. Tash, ky bord ka marrë vendim që ta kthej si Kryeshef Ekzekutiv të njëjtin person.

    Bordi i Përkohshëm i KRU “Hidrodrini” në Pejë e ka kthyer si kryeshef ekzekutiv Dri Cenën. Ky i fundit ishte shkarkuar nga bordi i kaluar.

    “Bordi i Përkohshëm në pikën e III-të të rendit të ditës, anuloi Vendimin e ish-Bordit të Drejtorëve, me nr.42/5 të datës 31.07.2024 që kishte të bënte me shkarkimin e ing. Dri Cena nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje.

    Gazeta Insajderi raportoi se Cena u shkarkua pasi bordi paraprak kishte vlerësuar se ka mungesë përvoje pune dhe s’ka përmirësim.

    “Pas vlerësimit negativ të performancës që BDI bën KE për punën provuese 6 mujore në dhjetor të vitit 2024, atij i zgjatet kontrata e punës me qëllim që të reflektojë dhe të përmirësojë sjelljen e tij udhëheqëse. Bordi këtë vendim e arsyetoi se KE ka mungesë përvoje në udhëheqje të ndermarrjeve publike”, thuhet në vendimin që e ka parë Insajderi.

    Tutje në vendim thuhej se Cena ka shkaktuar parregullsi të ndryshme në kontabilitet dhe ka tentuar ta vë në lajthitje bordin.

    Për më shumë lexoni raportimet e Insajderit për rastin në fjalë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark