Borë e madhe në Kosovë, policia del me apel për shoferët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Borë e madhe në Kosovë, policia del me apel për shoferët

    Insajderi
    24 March 2024 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë pas reshjeve me borë e shi gjatë të dielës.

    Nëpërmjet një komunikate policia bën thirrje për mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë.

    “Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë”, thotë policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark