Borell e ngacmon Kurtin gjatë sesionit të fotografisë, ja çfarë i tha ai – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Borell e ngacmon Kurtin gjatë sesionit të fotografisë, ja çfarë i tha ai

    Insajderi
    18 August 2022 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke shkrepur fotografitë, para nisjes së takimit në Bruksel, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, e ka pyetur Kryeministrin Albin Kurti për ato që ia ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në takimin e djeshëm.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha dje, njëherë pas takimit me Presidentin serb, Aleksandër Vuciq, pastaj pas takimit me Kryeministrin Kurti se NATO-ja do të intervenojë nëse është e nevojshme, duke iu referuar tensioneve të fundkorrikut në veri.

    Borrell i ka dëgjuar ato që i ka thënë Stoltenberg dhe shfrytëzoi rastin gjatë fotografimit me Kurtin t’i përmend deklaratat e sekretarit të NATO’s.

    Borrell i thotë Kurtit se ka lexuar mediat për ato që ia ka thënë Stoltenberg, për intervenimin “nëse është i nevojshëm”.

    Pastaj, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, duke qeshur thotë se “ndërhyrja s’do të jetë e nevojshme”.

    Kryeministri Kurti i thotë “edhe unë shpresoj ashtu”.

    Kjo bisedë e shkurtër u bë para se Kurti të futet në dhomën ku mbahet takimi i tij me Presidentin serb, nën shoqërinë e Borrellit dhe të përfaqësuesit speciale të BE-së për dialog, Mirosllav Lajcakut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark