Boris Johnson përmendët si emër i mundshëm për këtë pozitë në NATO – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Boris Johnson përmendët si emër i mundshëm për këtë pozitë në NATO

    Insajderi
    27 July 2022 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson po përmendet si emër për të qenë potencialisht sekretar i NATO-s.

    Siç raporton telegrafi britanik, Johnson e ka mbështetjen e konservatorëve të lartë. Por edhe deputetët e Ukrainës duan që Johnson ta marr postin si sekretar në aleancën më të lartë ushtarake euroatlantike.

    Johnson ishte shumë i ashpër ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për shkak të pushtimit rus në Ukrainë me çka Kremlini e shpalli Johnsonin si “non grata”.

    E për ta marrë këtë pozitë, Johnson duhet të jap dorëheqje nga pozita e deputetit britanik.

    Që të jetë sekretar në NATO, duhet që të gjitha shtetet e aleancës ushtarake ta votojnë atë.

    Raportohet se Franca është më skeptike në këtë drejtim.

    “Njerëzit ndoshta do të grinden për trashëgiminë e Boris Johnson për vite me radhë – por një gjë që është qartësisht e padiskutueshme është mbështetja e tij absolutisht e vendosur për Ukrainën përballë barbarisë ruse”, ka thënë Mark Francois, anëtar i komitetit të mbrojtjes. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark