Borrell paralajmëron Izraelin kundër operacionit në Rafah: Do të ndikojë në marrëdhëniet me BE-në – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Borrell paralajmëron Izraelin kundër operacionit në Rafah: Do të ndikojë në marrëdhëniet me BE-në

    Insajderi
    15 May 2024 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Izraelit të përfundojë operacionin ushtarak në Rafah, me Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell që paralajmëroi se nëse operacioni vazhdon, do të ushtrojë shumë presion mbi marrëdhëniet e BE-së me Izraelin.

    Në një deklaratë, Josep Borrell thotë se operacioni ushtarak po pengon më tej shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza dhe po detyron njerëzit të largohen.

    Më shumë se 1 milion civilë janë strehuar në dhe rreth Rafah dhe u është kërkuar të evakuohen në zona që nuk mund të konsiderohen të sigurta, sipas Kombeve të Bashkuara.

    “Ndërsa BE-ja njeh të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, Izraeli duhet ta bëjë këtë në përputhje me Ligjin Ndërkombëtar Humanitar dhe të ofrojë siguri për civilët”, nënvizon ai.

    Ai bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

    Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Izraelit që të përmbahet nga përkeqësimi i mëtejshëm i situatës tashmë të rëndë humanitare në Gaza dhe të rihapë pikën e kalimit në Rafah.

    Sipas të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, Izraeli duhet të lejojë dhe lehtësojë kalimin e papenguar të ndihmës humanitare për civilët.

    “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të arritur një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi”, përfundoi sot Përfaqësuesi i Lartë i BE-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark