![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe se të dy janë pajtuar që Prishtina duhet të de-përshkallëzojë situatën.
“Kam biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne ramë dakord që Prishtina duhet të de-përshkallëzojë situatën dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues. Ne jemi mirënjohës për koordinimin e vazhdueshëm dhe të mirë ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it në ruajtjen e një mjedis të sigurt”, theksoi Borrell në Twitter.
Nga ana tjetër, Stoltenberg tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE-ja tani, si mënyra e vetme drejt paqes dhe normalizimit.
Aleanca e NATO’s dje i ka bërë thirrje Kosovës që të qetësojë situatën në veri të vendit, një ditë pas tensioneve që u krijuan atje. /Insajderi