Borrelli: Duhet bërë shumë më tepër për t’i mbrojtur civilët e Gazës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Borrelli: Duhet bërë shumë më tepër për t’i mbrojtur civilët e Gazës

    Insajderi
    19 November 2023 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka thënë të dielën se “duhet bërë shumë më tepër” për të mbrojtur civilët e Gazës. Duke folur nga Katari, Komisioneri i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka këmbëngulur se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një pauzë humanitare në luftën e Izraelit ndaj Hamasit duhej të respektohej.

    “Por kjo rezolutë nuk është zbatuar. Ende jo. Në fakt, e kundërta. Bombardimi ka vazhduar”, ka thënë Borrell.

    Borrell ishte në Doha të Katarit si pjesë e një turi më të gjerë në Lindjen e Mesme, ku tema e konfliktit në Gazë nuk ishte kurrë jashtë rendit të ditës. Në një konferencë shtypi së bashku me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, Borrell ka falënderuar Katarin për përpjekjet e shumta në diplomacinë ndërkombëtare.

    Borrell ka theksuar rolin e Katarit në negociatat gjatë krizës së Afganistanit në vitin 2021, shkëmbimin e të burgosurve SHBA-Iran dhe riatdhesimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia në vitin 2023.

    “Palestinezët meritojnë dinjitet, Izraeli meriton siguri dhe të dy meritojnë të jetojnë në paqe dhe siguri në të njëjtën tokë”, ka thënë në fund të konferencës Borrell.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark