Bose ka përgjuar konsumatorët e kufjeve wireless duke përdorur një aplikacion i cili gjurmon muzikën dhe përmbajtje të tjera të cilat dëgjojnë duke shkelur në mënyrë flagrante privatësinë dhe shitur informacionet pa autorizim.
Këto akuza erdhën nga një padi e dërguar në gjykatën federale të Çikagos e cila kërkon vënien e Bose përpara përgjegjësi dhe heqjen e aplikacionin Bose Connect nga App Store dhe Play Store.
Bose ende nuk ka komentuar ngjarjen. Kompania ka mbi 3.5 miliard dollar shitje vjetore.
Pasi pagoi 350 dollar për kufjet QuietComfort 35, paditësi Kyle Zak u surprizua kur mësoi se të gjitha informacionet e tij në telefon po dërgoheshin tek Segment.io, një uebsajt i cili grumbullon të dhëna të konsumatorëve dhe i shet ato.
Zak kërkon milionda dollar dëmshpërblim për blerësit e kufjeve QuietComfort 35, Quiet Control 30, SoundLink Around-Ear Wireless Headphones II, SoundLink Color II, SoundSport Wireless dhe SoundSport Pulse Wireless.
Ai gjithashtu kërkon ndalimin e grumbullimit të të dhënave që sipas tij ky akt shkel ligjin federal të përgjimeve.