Boshnjakët thonë se po diskriminohen me marrëveshjet e Brukselit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Boshnjakët thonë se po diskriminohen me marrëveshjet e Brukselit

    Insajderi
    04 April 2017 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka pritur në takim një delegacion nga komuniteti boshnjak të udhëhequr nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Çerim Bajrami.

    Në takim ishte e pranishme edhe Adriana Hoxhiq, drejtore e administratës në komunën e Mitrovicës veriore, e ftuar në takim nga ministrja Tahiri.

    Tahiri theksoi se pavarësisht që dialogu i Brukselit ka trajtuar vetëm çështjen e integrimit të komunitetit serb në institucionet e Kosovës përmes shuarjes së strukturave paralele serbe në shumë fusha, Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për një kujdes të shtuar institucional ndaj komunitetit boshnjak, por edhe gjithë komuniteteve tjera që jetojnë në atë pjesë të vendit.

    Në fjalën e tij, deputeti nga komuniteti boshnjak Çerim Bajrami, prezantoi situatën e komunitetit boshnjak që jeton në komunat veriore, duke theksuar se problemet kryesore lidhen me papunësinë, por edhe me një ndjenjë të anashkalimit, duke thënë se përqendrimi vetëm te integrimi i komunitetit serb është një qasje diskriminuese ndaj komuniteteve tjera nga ana e marrëveshjeve të dialogut të Brukselit.

    Ai kërkoi që Qeveria e Kosovës t’i kushtoj kujdes komunitetit boshnjak dhe komuniteteve tjera në funksion të një shoqërie demokratike dhe shumetnike./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark