Prekazi është bërë kryeqendra e Kosovës këto ditë kur me 5,6 dhe 7 mars kur vendi po shënon “Epopenë e UÇK-së”.
Personalitete të ndryshme të jetës politike në vend po vazhdojnë edhe sot të bëjnë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Por sot Prekazin e kanë vizituar edhe drejtues të komunitetit boshnjak të cilët në formë të organizuar kanë vizituar dhe bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në kompleksin memorial.
Këshilli Kombëtar Boshnjak dhe organizata “Kosova për Sanxhakun” kanë organizuar homazhe edhe tek komplekset tjera memoriale.
Rreth 40 anëtarë të këtyre dy organizatave e kanë nisur ditën e tyre me vizitën e tek familja Jashari ku kanë takuar përfaqësuesin e kësaj familje Rifat Jashari.
Më pas ata kanë vizituar edhe familjen e Shaban Polluzhës ku do të kenë edhe takime me përfaqësuesit e familjes.