Boshnjaku paralajmëron fundin e piraterisë në muzikën shqiptare - Insajderi
×
Kulturë

Boshnjaku paralajmëron fundin e piraterisë në muzikën shqiptare

Insajderi
23 November 2016 - 21:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompozitori Florent Boshnjaku ka bindjen se me marrëveshjen e cila pritet të nënshkruhet të premtën, po i vjen fundi piraterisë.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, kompozitori i këngës “Suus” të Rona Nishliut, që e qoi Shqipërinë në vendin më të lartë në Eurovizion, ka shkruar se pas një periudhe dhe pune të gjatë, “më në fund të premten me datë 25.11.2016 nënshkruhet kontrata e parë për administrimin kolektiv të së drejtës së autorit në fushën e muzikës”.

Këtë kontratë sipas Boshnjakut do ta nënshkruaj Shoqata “APIK” dhe kompanisë së re “Premier”, e cila do të bëjë shitjen online të muzikës në territorin e Kosovës, raporton Insajderi.

“Ky do të jetë një fillim i ri”, ka shkruar Boshnjaku.

Sipas tij,  fillimisht kompania “Premier” do të ofrojë një shërbim dhe një aplikacion të ri i cili më në fund do të mundësojë shitjen dhe blerjen e muzikës në formë të rregullt dhe jo nga pirateria.

“Po ashtu do të jetë një epokë e re e mbrojtjes dhe funksionalizimit të ligjit për të drejtat e autorit në fushën e muzikës”, ka shkruar Boshnjaku, raporton Insajderi.

Boshnjaku ka thënë se më shumë detaje lidhur me këtë marrëveshje do të bëhen publike ditëve në vazhdim.

Gjithashtu do të bëhet publike edhe mënyrën e funksionimit të këtij sistemi të ri të shitjes dhe blerjes së muzikës.

“Gjithashtu do të dihen përfitimet e të gjithëve e të gjithëve me këtë shërbim të ri”, ka shkruar Boshnjaku./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark