“Bosi i Drogës” i cili bëri operacione plastike për t’i ikur Policisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Bosi i Drogës” i cili bëri operacione plastike për t’i ikur Policisë

    Insajderi
    05 July 2017 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritet Braziliane të Shtunën thanë se e kanë arrestuar “baronin e drogës” më të rrezikshëm në Jug të Amerikës. Ai arriti t’i ikë drejtësisë për tre dekada rresht, duke ndërruar identitetin e tij me emra të rremë dhe operacione plastike.

    Luiz Carlos da Rocha, me nofkën “White Head”, u zhduk pasi u dënua nga disa gjykata të ndryshme, për më shumë se 50 vjet burg për trafikim droge dhe shpëlarje parash.

    Përderisa policia federale po hetonte një rrjet të trafikut të drogës, fotografia e udhëheqësit të bandës u shfaq, raporton OCCRP.

    Policia po hetonte një bandë të dyshuar për prodhimin e kokainës në Bolivi, Peru dhe Kolumbi dhe më pas e dërgoi atë në Brazil në aeroplanë të vegjël që përdorën hapësirën ajrore të Venezuelës.

    Disa nga drogat në Brazil u dërguan në Sao Paulo dhe disa në Rio de Zhanero, të dedikuara për bandat lokale. Të tjera u dërguan në Portin e Santos me qëllim të mbërrijnë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, thuhet në deklaratën e policisë.

    Autoritetet vlerësuan se banda solli pesë ton kokainë në Brazil çdo muaj.

    Policia në deklaratë tha se gjatë arrestimit konfiskoi rreth 10 milionë dollarë vlerë pronë duke përfshirë avionë, shtëpi, ferma dhe makinat luksoze.

    Autoritetet besojnë se me ndihmën e policisë në Paraguai, ku Da Rocha zotëron disa ferma, vlera e pasurive të sekuestruara mund të arrijë 100 milionë dollarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark