"Bosnja është problem më i madh për Serbinë sesa Kosova" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bosnja është problem më i madh për Serbinë sesa Kosova”

    Insajderi
    10 May 2016 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serwer, i cili është profesor i praktikave të menaxhimit të konflikteve në Universitetin “John Hopkins”, tha se Serbia është në një pozitë të vështirë.

    “Ka probleme serioze në Maqedoni, problemet kronike në Bosnjë dhe problemet e vazhdueshme në Kosovë. Sfida më e madhe për Serbinë do të jetë Bosnja”, tha Serwer për B92, raporton Insajderi.

    Sipas tij, nuk është e qartë nëse Bosnja mund të funksionojë me kuadrin ekzistues kushtetues dhe marrëdhëniet në mes të Serbisë e Bosnjës janë shumë të rëndësishme në gjetjen e një zgjidhjeje.

    Ai tha se mbajtja e një referendumi nga Republika Serbe në Bosnjë nuk duhet mbështetur nga Serbia dhe serbët e Bosnjës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark