Bosnja pret heqjen e tarifës nga qeveria e re e Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Bosnja pret heqjen e tarifës nga qeveria e re e Kosovës

    Insajderi
    07 October 2019 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Tregtisë në Bosnje e Hercegovinë, Mirko Sharoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës – si dy forcat më të mëdha politike që dolën nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovës – pritet që të qetësojnë raportet rajonale.

    Ai tha se para së gjithash Bosnja pret heqjen e tarifës ndaj mallrave të saj.

    “Menjëherë pas formimit të qeverisë, unë pres heqjen e tarifave. Derisa kjo nuk ndodh, atëherë do të ketë komplikim të raporteve brenda CEFTA-s, por edhe në përgjithësi në rajon”, ka thënë Sharoviq.

    Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Bosnje e Hercegovinës, Nemanja Vasiq, pret heqjen e tarifave për mallrat nga Bosnja.

    Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Vasiq thotë se është mirë që klima politike në Kosovë po ndryshon, dhe se kjo mund të çojë në eliminimin e tarifave.

    “Sipas deklaratave të para të fituesve, pritet që ato të shkojnë drejt heqjes, por gjithashtu është e qartë se do të ketë kushte të reja politike. Kjo është ende në sferën e politikës, “tha Vasic.

    Tarifat prej 100 për qind për mallrat nga Bosnja dhe Serbia u vendos nga Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit 2018. Në këtë mënyrë, eksporti i këtyre dy vendeve në Kosovë u ndal pothuajse plotësisht.

    Kjo bëri që të ndërpritet edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që zhvillohej përmes lehtësimit nga ana e Bashkimit Evropian.

    Në arsyetimin e saj, Qeveria e Kosovës kishte thënë se Bosnja dhe Serbia duhet të njohin pavarësinë e Kosovës.

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë disa herë thirrje për heqjen e tarifave, në mënyrë që të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark