Në Banja Lukë të Bosnje dhe Hercegovinës dyshohet se një grua ka goditur me thikë bashkëshortin e saj, në orët e para të ditës së parë të 2024-ës.
Siç raportojnë mediat në Serbi, sulmi ndodhi pasi të dyshuarit kishin pasur një debat më parë në banesë. Rasti është raportuar në polici rreth orës 01:15, përcjell Gazeta Insajderi.
“Pas një konflikti verbal dhe fizik mes dy personave, bashkëshortja i ka shkaktuar plagë me thikë në pjesën e gjoksit partnerin e saj, i cili është dërguar në emergjencë”, njofton MPB-ja e Serbisë.
Rasti është kategorizuar si dhunë në familje. /Insajderi.org/