Bota arabe kundër Trump/ Edhe vendet perëndimore shprehin kundërshti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bota arabe kundër Trump/ Edhe vendet perëndimore shprehin kundërshti

    Insajderi
    05 February 2025 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Plani i propozuar nga Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin kontrollin e rripit të Gazës që është shkatërruar nga lufta dhe ta kthejnë atë në një rivierë të lindjes së mesme pas zhvendosjes së palestinezëve ka shkaktuar reagime të ashpra në politikën botërore.

    Ministrja e Jashtme Gjermane Annalena Baerbock ka deklaruar se Gaza ashtu sikurse Bregu Perëndimor dhe Jeruzalemi Linor iu përket palestinezëve. Sekretari i Jashtëm Britnaik David Lammy ka përsëritur sërish se Mbretëria e Bashkuar mbështet zgjidhjen me dy shtete të konflikit në lindjen e Mesme ndërsa shtoi se palestinezët duhe të jetojnë në paqe në vendin e tyre.

    Zëdhënësi I Ministrisë së Jashtme Franceze Christopher Lemoine deklaroi se Pariisi Zyrtar kundërshton në cdo mënyrë zhvendosjen e detyrueshme të palestinezëve pasi dicka etillë nuk do të lejonte zgjidhjen e kofliktit me dy shtete dhe mbi të gjitha do të sillte destabilitet në Lindjen e Mesme. Ministri i Jashtëm Spanjoll Jose Mauel Albares ka deklaruar për mediat se Gaza është toka e palestiezëve dhe për këtë arsye palestinezët duhet të qëndrojnë në Shtëpinë e tyre.

    Ministri i Jashtëm Turk, Hakan Fidan e konsideroi Idenë e Trump për zhvendosjen e palestinezëve të parpanueshme ndërsa shtoi se ka qënë pikërisht zhvendosja me force e civilëve që ka shkaktuar luftë në Rripin e Gazës. Kundër planit të prezantuar nga Donald Trump kanë dale gjithashtu edhe Kina, Rusia dhe Irlanda.

    Deklaratat e Donald Trump të cilat tronditën botën mbi të ardhmen e Rripit të Gazës, territory ky ku lufta15 mujore ka shkatërruar mbi 70% të ndërtesave dhe ka lënë pas mbi 47 mijë viktima nuk janë një surprizë. Vitin e shkuar dhëndri I Presidentit Amerikan Jared Kushner kishte deklaruar se Enklava Palestineze është një territory potencial për turizëm ndërsa kishte shtuar se Izraeli duhet të largonte civilët nga ky terren ndërsa vijonte luftën për pastrimin e tij./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark