Banka Qendrore e Kosovës, me anë të SMS-ve ka informuar qytetarët mbi qasjen në llogari bankare dhe mundësitë e pranimit të mjeteve në llogaritë e tyre në Euro.
BQK-ja me anë të SMS-ve informon qytetarët mbi qasjen në llogari bankare dhe mundësitë e pranimit të mjeteve në llogaritë e tyre në Euro
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të Planit për zbatim të lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, njofton opinionin publik se përmes operatorëve është duke dërguar SMS te qytetarët për të informuar mbi qasjen në llogari bankare dhe mundësitë e pranimit të mjeteve në llogaritë e tyre në Euro”, thuhet në njoftim.
Po ashtu BQK, ka njoftuar qytetarët të pranojnë para përmes llogarisë bankare në Euro, ku mund të kursejnë dhe të këmbejnë në cilëndo valutë.
“Qytetarë të nderuar, pranoni para përmes llogarisë bankare në Euro. Kurseni dhe këmbeni në cilëndo valutë”
Njoftimi i plotë: