BQK-ja ka nxjerr një vendim me të cilin u ka dhënë vërejtje të fundit me shkrim, pas të cilave mund të pasoi edhe përjashtimi nga krejt tregu i sigurimeve për dy drejtues të lartë në këtë industri. Besar Blakaj që është aktualisht Kryetar Bordin në PriBank, dhe po ashtu në Regjistrin e Bizneseve si Drejtor Menaxhues në PriSig dhe Hysen Ajazi Zëvendës Drejtor në këtë kompani sigurimesh kanë marrë për herë të fundit “vërejtje me shkrim”, pas së cilës mund të pasoi vendimi që është aplikuar për ish-Drejtorin e BKS-së, Sami Mazreku.
Visar Duriqi
Javë më parë Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka nxjerr një vendim me anë të të cilit kishte marrë një masë, e pa parë në publik më herët, ku ish-Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) u ndëshkua me përjashtim komplet nga pjesëmarrja në tregun milionësh të sigurimeve në vend për pesë vite.
Gazeta Insajderi pati sjell detaje nga ky vendim me të cilin u ndëshkua Mazreku.
“Ish-Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit. z. Sami Mazrekut, i ndalohet shërbimi apo pjesëmarrja në punët e sigurimeve për një afat prej 5 viteve dhe. rrjedhimisht, për efekt të këtij Vendimi do të konsiderohet i shkarkuar dhe i kualifikuar si “jo i përshtatshëm dhe jo i duhur””, thuhet në këtë vendim që e posedon Gazeta Insajderi.
Në këtë vendim BQK-ja po sahtu ka shqiptuar vërejtje me shkrim, me para;ajmërimin që është masa e fundit, pas së cilës personat që marrin këtë vërejtje me shkrim, mund ta kenë fatin e Mazrekut- si veprim i radhës i BQK-së.
Në këtë vendim, një kopje të të cilit e posedon Gazeta Insajderi, janë prekur dy firma të ndërlidhura me mes vete, PriSig e PriBank.
Besar Blakaj që është aktualisht Kryetar Bordin në PriBank, dhe po ashtu në Regjistrin e Bizneseve si Drejtor Menaxhues në PriSig dhe Hysen Ajazi Zëvendës Drejtor në këtë kompani sigurimesh kanë marrë për herë të fundit “vërejtje me shkrim”, pas së cilës mund të pasoi vendimi që është aplikuar për ish-Drejtorin e BKS-së, Sami Mazreku
BQK në këtë vendim që e mban datën 13 maj 2024, bëhet me dije se “…iu shqiptohen masat “vërejtje me shkrim” përfaqësuesve të siguruesve në Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimit. të cilët kanë qenë në detyrë për periudhën e ekzaminuar, që përfshihej viti i kaluar, dhe jo vetëm.
Në këtë vendim, si bazë është përmendur që është përdorur një raport i ekzaminimit, por i cili nuk është i qasshëm nga publiku.
Gazeta Insajderi për disa javë ka pritur përgjigje nga kompania e sigurimeve PriSig dhe banka private PriBank, për të marrë një koment nga ta për përfshirjen e dy drejtuesve të tyre të lartë në këtë vendim, se si e komentojnë ata vet vendimin dhe a kanë ndërmarrë ndonjë masë në drejtim të zyrtarëve të tyre Besar Blakaj dhe Hysen Ajazi, por deri tash nga asnjëra firmë nuk ka marrë përgjigje.
Në ligjet në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e institucioneve nën mbikëqyrje të BQK-së, bëhet me dije se BQK-ja ka të drejtën e lëshimit të “Vërejtjeve më shkrim” kur gjen shkelje dhe “angazhim në praktika të pasigurt”, të drejtorëve dhe menaxherëve të lartë, punonjësve, aksionarëve kryesorë dhe atyre që kanë interes të konsiderueshëm në këtë industri.
PriSig është firmë në pronësi të vëllezërve Tafa, ku Lulzimi mban 51% të aksioneve derisa Iliri dhe Bujari me nga 24, respektivisht 25% të aksioneve. Drejtor Menaxhues aty është personi që veç i është dhënë “vërejtje me shkrim”, Besarb Blakaj, aktualisht edhe Kryetar i Bordit në PriBank.
E, në PriBank me 33 % të aksioneve është PriSig-u, derisa me 34 % është “Model Sllovenia Invest” ku pronarë janë Lulzim, Afrim, Bajram, Ilir e Bujar Tafa. Në këtë bankë me 33% të aksioneve është regjistruer dhe firma tjetër, “Model Sllovenia”, e ku pronarë janë Lulzim, Bajram e Afrim Tafa.
Ekzaminimi i BQK-së që e gjeti “hallakamë” Byronë e Sigurimeve
Në vendimin që e ka siguruar Gazeta Insajderi, bëhet me dije se deri te ky veprim erdhi si rezultat i një skanimi të gjendjes në këtë organizatë, sjell një anë krejt tjetër të zhvillimeve në BKS sa ajo po drejtohej nga Mazreku.
Madje në këtë vendim, BQK si rrallëherë ka qenë e ashpër me vet këtë punonjës të industrisë së sigurimeve. Dënimi: i ndalohet që të marrë pjesë në industrinë e sigurimeve hiç më pak se sa gjysmë dekade.
“Ish-Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit. z. Sami Mazrekut, i ndalohet shërbimi apo pjesëmarrja në punët e sigurimeve për një afat prej 5 viteve dhe. rrjedhimisht, për efekt të këtij Vendimi do të konsiderohet i shkarkuar dhe i kualifikuar si “jo i përshtatshëm dhe jo i duhur””, thuhet në këtë vendim që e posedon Gazeta Insajderi.
Sipas këtij dokumenti që e posedon Gazeta Insajderi, BQK ka kryer ekzaminimin e plotë në BKS gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023. duke përdorur të dhënat financiare të datës 31 dhjetor 2022 dhe të datës 31 mars 2023. si dhe duke përfshirë të gjitha ndryshimet materiale apo trendët pozitive dhe negative që janë paraqitur para dhe gjatë periudhës së ekzaminimit të Byrosë.
“Qëllimi i ekzaminimit është vlerësimi i gjendjes së përgjithshme të Byrosë, duke vlerësuar efektshmërinë e funksionimit të kontrolleve të brendshme. pajtueshmërinë me ligjet dhe rregulloret e BQK-së. si dhe vlerësimi i përmbushjes së rekomandimeve nga ekzaminimet paraprake dhe kërkesave të Vendimit të BQK-së Nr. 47-25/2020 të datës 9 shtator 2020.Në raportin final të ekzaminimit të datës 12 dhjetor 2022 me numër protokolli 453-D-2023. është konstatuar ekspozim i lartë i Byrosë ndaj rreziqeve, veçanërisht rrezikut të lartë”, thuhet në dokument.
Sipas të dhënave të ofruara nga Byroja për periudhën e ekzaminimit, kërkesat nga paditë e ngritura nga punonjësit dhe ish-punonjësit e Byrosë janë në vlerë prej rreth 746 mijë euro, konstaton BQK-ja.
“Procesi i ekzaminimit ka evidentuar se për periudhën e ekzaminimit. Byroja nuk ka bërë provizionimin e kërkesave ndaj Ministrisë së Financave në shumë prej 720 mijë euro. përkundër që të njëjtat ishin me vjetërsi mbi 365 ditë. Lidhur me provizionimin e kërkesave përkatëse. Asambleja e Përgjithshme ka marr vendim për provizionimin e tyre në maj të vitit 2023, kërkesa të cilat do të provizionohen në baza kuartale deri në fund të vitit 2023”, thuhet në vendim dhe sipas BQK konstatim është në përshtatshmërisht në kundërshtim me Ligjin për Sigurimet.
Ndër shkelje të tjera evidentohet edhe aspekti që sipas BQK-së Byroja nuk ka bërë provizionimin e kërkesave ndaj Ministrisë së Financave në shumën prej 720 mijë euro.
Gjithashtu, në vendim thuhet se në vitin 2022, Byroja ka tejkaluar shpenzimet e realizuara në krahasim me planifikimet e tyre.
“Procesi i ekzaminimit ka evidentuar mungesë të funksionimit të kontrollit të brendshëm në Byro. Menaxhimi i rreziqeve ndaj të cilave Byroja është ekspozuar nuk është në nivelin e duhur, procesi cili mund të rezultojë që Byroja në vazhdimësi të ballafaqohet me humbje financiare me materialitet të lartë në fushën e raportimit financiar, dëmeve, menaxhimin e resurseve humane dhe teknologjisë informatike të cilat rrezikojnë qendrueshmërinë financiare të sektorit”, thuhet ndër tjerash në vendim.
Në vendimin e BQK-së përmendet si nga mostrat e kontrolluara të policave të sigurimit të detyrueshëm kufitar është konstatuar se pagesa e primit është realizuar në para të gatshme e që Byroja nuk ka zbatuar obligimin ligjor që ato t’i deponojë në bankë në fund të ditës.
Si rrjedhojë, në arsyetimin e vendimit të BQK-së thuhet se, me 9 shkurt 2024, ata i kanë dërguar Byrosë njoftimin paraprakë për marrjen e masave ndëshkimore. Sipas tyre, me 27 shkurt 2024, Byroja ka dërguar kërkesën për rishqyrtimin e këtyre masave kërkesë kjo e cila është hedhur si e pabazuar.
“BQK pas shqyrtimit të fakteve të paraqitura nga Byroja, konstaton se shkeljet e Byrosë, të cilat kanë rezultuara gjatë procesit të ekzaminimit, qëndrojnë dhe si të tilla këto shkelje janë adresuar drejtë nga ana e BQK-së në raportin final dhe në Njoftimin paraprak për marrjen e masave ndëshkimore administrative. Andaj, kërkesa e siguruesit për rishqyrtim vlerësohet si e pabazuar”, thuhet në vendim.
Tutje BQK-ja konstaton se Byroja në vitin financiar 2022 ka tejkaluar shpenzimet e realizuara krahasuar me planifikimin e tyre. Byroja nuk është ne pajtim me kërkesat ligjore. përderisa tejkalimet e realizuara të kategoritë e shpenzimeve të pagave. mirëmbajtjes së zyrave dhe automjeteve si dhe reprezentacionit tejkalojnë planifikimin e tyre të buxhetuar për të cilin BQK ka dhënë pëlqim paraprak.
“Procesi i ekzaminimit ka evidentuar mungesë të funksionimit të kontrollit të brendshëm në Byro. Menaxhimi i rreziqeve ndaj të cilave Byroja është ekspozuar nuk është në nivel të duhur. proces i cili mund të rezultojë që Byroja në vazhdimësi të ballafaqohet me humbje financiare me materialitet të lartë në fushën e raportimit financiar, dëmeve, menaxhimin resurseve humane dhe teknologjisë informatike të cilat rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të sektorit”, thuhet tutje në vendimin që e ka siguruar Gazeta Insajderi./ Gazeta Insajderi