Guvernatori i BQK’së, Ahmet Ismaili, u pa në zonën ‘Vip’ në stadiumin “Fadil Vokrri” bashkë me kryeministrin Albin Kurti përgjatë ndeshjes Kosovë-Lituani, të cilën kombëtarja e fitoi me rezultat 1-0.
Në minutat e fundit të ndeshjes, Kurti u pa duke kërcyer për ta mposhtur të ftohtin që po mbizotëronte të hënën në kryeqytet, shkruan Insajderi.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se vetëm pak sekonda pasi që Kurti e bëri atë veprim, u përsërit nga një person.
Personi në fjalë është Ahmet Ismaili, guvernatori i BQK’së.
Kryeministri Kurti u thoshte ndërkombëtarëve se BQK’ja është institucion i pavarur, kur kritikohej për vendimin lidhur me ndalesën e dinarit. /Insajderi.org/