Brahimaj: Bashkësia lokale e Damjanit në Gjakovë dëshmoi edhe një herë frymën e pathyeshme të qytetarisë aktive – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Brahimaj: Bashkësia lokale e Damjanit në Gjakovë dëshmoi edhe një herë frymën e pathyeshme të qytetarisë aktive

    Insajderi
    27 January 2025 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit të Kosovës Fituese, Lahi Brahimaj, i cili bart numrin 90 në listën zgjedhore, është takuar sot me qytetarë të bashkësisë lokale e Damjanit në Gjakovë.

    Brahimaj tha se ky vend dëshmoi edhe një herë frymën e pathyeshme të qytetarisë aktive dhe përkushtimin e palëkundur për një Kosovë të fortë.

    “Bashkësia lokale e Damjanit në Gjakovë dëshmoi edhe një herë frymën e pathyeshme të qytetarisë aktive dhe përkushtimin e palëkundur për një Kosovë të fortë. Në bisedë të hapur me banorët, ndamë së bashku vizionin për zhvillimin e hovshëm ekonomik dhe transformimin e zonave rurale në qendra të gjallërimit shoqëror.

    Programi ynë për Kosovën Fituese gjeti mbështetje të fuqishme në këtë komunitet vital, që me punë e përkushtim po ndërton të ardhmen. Damjani përfaqëson më së miri vlerat e punës, traditës dhe vizionit për përparim – themelet mbi të cilat do të ndërtojmë suksesin e përbashkët”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark