Kanidadit për deputet në Kuvendin e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas rastit tragjik në Gjakovë ku tre fëmijë vdiqën nga shembja e një objekti.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë: Jabllanica e Gjakovës sot është e veshur nën petkun e zi. Shembja e një pllake të shtëpisë së pabanuar ka marrë jetën e tre djemve në lule të rinisë, duke shembur edhe zemrat tona.
Në këto momente të rënda për Jabllanicen, Gjakoven dhe Kosoven, jemi pranë familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina për të ndarë dhembjen së bashku.
Njëkohësisht ju njoftoj se sot pezulloj të gjitha aktivitetet elektorale që ishin të paralajmëruara.