Brahimaj: Takimet e ngrohta me qytetarë forcojnë bindjen se 137 është rruga e vetme për një Kosovë të fuqishme – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Brahimaj: Takimet e ngrohta me qytetarë forcojnë bindjen se 137 është rruga e vetme për një Kosovë të fuqishme

    Insajderi
    06 February 2025 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e koalicionit AAK-NISMA, Lahi Brahimaj ka takuar banorët e Kralanit dhe Rakovinës.

    Nëpërmjet një postimi në llogarinë e  tij në Facebook ka thënë: Energjia pozitive dhe mbështetja e fuqishme nga banorët e Kralanit dhe Rakovinës dëshmon se vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen përkrahje gjithnjë e më të madhe. Këto dy vendbanime historike, me kontribut të çmuar në luftën për liri, sot shndërrohen në epiqendra të mobilizimit për ndryshim.

    Tutje, Brahimaj ka deklaruar se takimet me qytetarë forcon bindjen se 137-shi është rruga e vetme drejt një Kosovë të fuqishme dhe anëtare të NATO-së.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Energjia pozitive dhe mbështetja e fuqishme nga banorët e Kralanit dhe Rakovinës dëshmon se vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen përkrahje gjithnjë e më të madhe. Këto dy vendbanime historike, me kontribut të çmuar në luftën për liri, sot shndërrohen në epiqendra të mobilizimit për ndryshim.

    Takimet e ngrohta me bashkëluftëtarët, veprimtarët dhe qytetarët e këtyre fshatrave forcojnë bindjen tonë se projekti 137 është rruga e vetme drejt një Kosove të fuqishme dhe anëtare të NATO-s. Faleminderit për besimin dhe përkushtimin tuaj të palëkundur!

    137 Për Kosovën Fituese

    1 Ramush Haradinaj

    90 Lahi Brahimaj


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark