Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, me numër 90, Lahi Brahimaj, sonte ka takuar banorët e Lugut të Baranit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka thënë: Me krenari të veçantë ndava me ta vizionin tonë për Kosovën Fituese, duke u zotuar se do të angazhohemi maksimalisht për zhvillimin e kësaj treve, e cila dha shumë për çlirimin e vendit.
Tutje, ai ka falënderuar të pranishmit për mikpritjen e treguar.