Serge Brammertz ka deklaruar në Podgoricë se si prokuror i Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatën Penale, nuk mund të jetë i kënaqur me ndjekjen penale të atyre që janë përgjegjës për krimet e luftës në Malin e Zi, sepse, shumë aktgjykime ishin lirues, raporton Tanjug.
“Si prokuror nuk mund të jeni të kënaqur me rezultate të tilla. E kam shumë vështirë të komentoj nëse ato nuk janë hetuar sa duhet ose ka pasur probleme të tjera. Por unë jam më i interesuar për çështjet e ardhshme në Mal të Zi”, ka thënë Brammertz në Podgoricë.
Ai u tha gazetarëve se shpesh ka dëgjuar nga zyrtarë të ndryshëm malazezë se ata janë të kënaqur që nuk kishte krime lufte në Malin e Zi, sikur të mos kishte konflikt të armatosur.
Kjo është arsyeja pse, gjithmonë i përkujton ata se shumë qytetarë malazezë morën pjesë në konflikt, së pari në Kroaci, dhe më vonë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.
Materiali me të cilin dispozicion Prokuroria zbulon shumë krime të kryera nga qytetarë malazezë, qofshin si pjesëtarë të APJ-së në Dubrovnik në vitin 1992, formacione paraushtarake në Bosnjën Lindore ose pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave në Kosovë.
Ne gjithashtu e dinë që kampi Morinj, ku ndodhën shumë krime, ishte në territorin e Malit të Zi dhe se krimet u kryen gjithashtu në Bukovicë, e këto janë vetëm disa, ka thënë Brammertz, transmeton televizioni malazez RTCG.
Ai ka deklaruar se në Malin e Zi ka pasur ndjekje penale, megjithëse jo me shumë sukses, të disa prej atyre krimeve, por gjithashtu se procedurat shtesë do të ndiqen në të ardhmen.
Brammertz përmendi se zyra e tij ka bashkëpunim shumë të mirë me Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Malit të Zi dhe se vitin e kaluar ata kanë dorëzuar dosje me më shumë se 15 të dyshuar, shtetas malazezë që kryen krime në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë luftës.
“Shumica prej këtyre individëve janë të dyshuar për krime të tmerrshme të dhunës seksuale, duke përfshirë skllavërinë seksuale, përdhunimin, torturën, prostitucionin e detyruar dhe trafikimin njerëzor për shfrytëzim seksual, ndërsa disa dyshohen për torturimin dhe ekzekutimin e civilëve”, ka thënë Brammertz.
“Ne do të shohim se çfarë do të bëjë Prokuroria e Shtetit me këtë material, si do të kryhen hetimet dhe si do të jenë të mundshme ndjekjet penale”.
Ai tha se ata janë të gatshëm të sigurojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme në lidhje me ato materiale, por, mbështetja duhet të sigurohet nga autoritetet malazeze dhe prokurorët nga vendet e tjera në rajon./Insajderi.org.