Deptuetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme më shumë e kanë vëmendjen tek ndeshja Kroaci-Brazil.
Pas golit të barazimit nga Kroacia, në Kuvend kanë shpërthyer të bërtiturat.
“Bravo” dhe duartrokitje janë dëgjuar, përderisa në anën tjetër po fliste deputeti i VV-së, Nijazi Isaku.
Ata vazhduan me tifozllëk, edhe pse kryekuvendari Konjufca disa herë ua tërhoqi vërejtjen.