“Bravo ik” Çfarë biseduan pjesëtarët e grupi pasi që dyshohet se vranë rreshterin Muhamed Lika - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Bravo ik” Çfarë biseduan pjesëtarët e grupi pasi që dyshohet se vranë rreshterin Muhamed Lika

    Insajderi
    22 April 2025 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tri javë pas vrasjes së rreshterit nga Kaçaniku, Muhamet Lika institucionet e drejtësisë përmes një aksioni të realizuar në orët e hershme të së hënës kanë arrestuar shtatë persona si të dyshuar për përfshirje në vrasje. I dyshuari kryesor që besohet të ketë kryer aktin është Rejhan Bela, i cili pasi ka kryer vrasjen është lavdëruar nga bashkëpuntorët të cilët dëgjohen nga kamerat e sigurisë duke i thënë “Bravo, ik”. Gazeta Insajderi sjell dosjen e plotë në të cilën thuhet se Bela nuk ka vepruar i vetëm në këtë krim. Insajderi sjell detajet se si u organizua vrasja.

    Policia e Kosovës mëngjesin e djeshëm ka kryer një operacion të madh policor në Kaçanik, që ndërlidhej me vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika.

    Rejhan Bela i cili dyshohet se kreu vrasjen e rreshterit policor, Muhamet Lika është dërguar në paraburgim për 1 muaj pas vendimit të Gjykatës. Ndërsa të arrestuarit e tjerë pritet të dalin sot para gjykatës.

    Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e plotë në të cilën shpjegohet në detaje si ka funksionuar grupi ekstremist në Kaçanik natën kur ndodhu vrasja me 1 prill.

    “Bravo ik” Incizimi që dëshmon komunikimin e të dyshuarve pas vrasjes

    Pas sigurimit të provave, në dosje figuron edhe një bisedë mes të dyshuarve për vrasjen e policit, Muhamet Lika.

    Sipas dosjes, i dyshuari kryesor për vrasje, Rejhan Bela pasi ka privuar nga jeta policin është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka takuar Rilind Muratin i cili dëgjohet duke i thënë “Bravo Ik”.

    “pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit”….” ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi” ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri dëgjohet një zë duke thënë “Bravo ik”, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i mituri Rejhan Bela së bashku me të pandehurit Rilind Murati dhe Vatan Çaka dhe lëvizjet e të pandehurve tjerë”, thuhet në dosje./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark