“Bravo! Në llogarinë tuaj janë transferuar 100 mijë euro nga Martin Berishaj”, komentuesit shpotisin Fitore Pacollin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Bravo! Në llogarinë tuaj janë transferuar 100 mijë euro nga Martin Berishaj”, komentuesit shpotisin Fitore Pacollin

    Insajderi
    14 January 2023 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e quajti sot “të papërgjegjshëm” kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, pasi ky i fundit i kërkoi kryeministrit Albin Kurti, të del të tregojë publikisht nëse plani franko-gjerman përmban në njohje “de jure” nga Serbia.

    “Pyetje gjithsesi e paarsyeshme. Kur Lumir Abdixhiku ka qenë në Zyren e Kryeministrit për takim me Kryeministrin Kurti, aty e ka lexuar propozimin evropian (apo franko-gjerman siç e quan ai), andaj vetë Abdixhiku le të tregojë nëse ka aty njohje ‘de jure’!? Natyrisht, para se të jetë pyetje e paarsyeshme kjo po që është një sjellje e papërgjegjshme, kur ende s’kanë filluar bisedimet”, ka shkruar Pacolli në një reagim në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.

    Por në këtë shkrim, ajo ka marrë disa komente shpotitëse nga lexuesit e saj.

    “Përshëndetje jam Martin Berishaj për këto statuse kundër Opozites do të shpërblej me 100K € se e meriton. Mos i kallzo Albinit se ti merr me rrit buxhetin e LVV shpenzoj krejt vet”, shkruan komentuesi.

    “Bravo për statusin. Në llogarinë tuaj janë transferuar 100 mijë euro nga Martin Berishaj”, shkruan komentuesja tjetër.

    Ndërkohe ka reaguar deputetja Pacolli. Ajo pretendon se njëri prej shpotitësve nuk është person real. Por, sipas hulumtimeve të saj është fake.

    Gazeta Insajderi gjatë javës ka publikuar një seri shkrimesh për skandalin e dyshimtë financiar të Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark