×
  • Lajme
  • Biznes
  • Lajme

    Brazil, urdhërohet bllokimi i qasjes në WhatsApp për tre ditë

    Insajderi
    03 May 2016 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatë braziliane ka urdhëruar operatorët celularë të bllokojnë qasjen në WhatsApp për 72 orë në vendin më të madh të Amerikës latine ditën e hënë e cila është lëvizja e dytë kundër një prej platformave të komunikimit më të përdorura në botë.

    Në këtë vend, WhatsApp numëron mbi 100 milion përdorues ndërsa arsye e këtij bllokimi nuk dihet akoma. Zëdhënësit e WhatsApp reaguan duke thënë se ishin “të zhgënjyer nga ky vendim” pas përpjekjeve të shumta për të gjetur frymën e bashkëpunimit me autoritetet braziliane.

    “Ky vendim dënon më shumë se 100 milion përdorues komunikimi i të cilëve varet nga ne duke dëmtuar edhe bizneset e tyre, vetëm e vetëm që të na detyrojnë të ofrojnë informacion që realisht nuk e kemi,” shprehej kompania, shkruan pcworld.al

    Kjo është hera e dytë që bllokohet qasje në WhatsApp pas ndërprerjes 48 orëshe të datës 15 Dhjetor. Ekzekutivët e pesë operatorëve celulare, Telefonica, America Movil, TIM, OI dhe Nextel, nuk kanë komentuar lidhur me këtë ngjarje.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark