“Bre dreqi ju hongt”- Valon Syla kritikon zëvendësministrin Durmishi për fotografinë me pëllumba – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bre dreqi ju hongt”- Valon Syla kritikon zëvendësministrin Durmishi për fotografinë me pëllumba

    Insajderi
    25 February 2024 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla ka kritikuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin, për fotografinë e publikuar këtë diel me pëllumba përballë katedrales së Milanos së Italisë.

    Syla, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Qeveria Kurti s’kanë tregu asgjë gjatë qeverisjes së saj, ndërkaq zëvendësministri “tregon se tek tash ia kanë fillu me përjetu jetën”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Qe një rast special nga Vetëvendosje. Përpos që skanë tregu asgjë në Qeverisje se lere mo diçka të veçantë… këta tregojnë se tek tash ia kanë fillu me përjetu jetën si Zv. Ministri i stikerave Hysen Durmishi, një romantik i lirisë me simbolikën e pëllumbave, bre dreqi ju hongt”, shkruan ai në ‘Facebook’.

    Durmishi e publikoi fotografinë gjatë të dielës në ‘Facebook’. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark