Gjykata mbështeti pretendimin e tij se disa prej trajtimeve të tij ishin “ç’njerëzore dhe degjeneruese”.
E drejta “paraqet një vlerë themelore në një shoqëri demokratike” dhe në të njëjtën mënyrë duhet të trajtohen edhe “terroristët dhe vrasësit”, tha gjykatësi Andenaes Sekulic të mërkurën.
Breivik, një ekstremist i krahut të djathtë, vrau dhjetëra aktivistëve të rinj politikë të qendrës së majtë në korrik të vitit 2011.
Pak ditë më herët të atij muaji, ai shpërthej një bombë në kryeqytetin norvegjez Oslo, duke lënë të vrarë tetë njerëz.
Breivik kishte akuzuar shtetin norvegjez për keqtrajtim, dhe e kishte dërguar çështjen në Gjykatë. Ky vendim e detyron këtë gjykatë t’i paguaj dëmshpërblim prej 40,000 mijë dollarësh terroristit norvegjez. /Insajderi.com