Breivik paditë Norvegjinë për shkelje të drejtave të njeriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Breivik paditë Norvegjinë për shkelje të drejtave të njeriut

    Insajderi
    15 March 2016 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrasësi i 77 personave, Andres Breivik, ka akuzuar qeverinë e Norvegjisë sot në gjykatë për shkeljen e të drejtave të njeriut duke e mbajtur atë të izoluar.

    Fillimisht ai ka dhënë një përshëndetje naziste pas kthimit të tij në gjykatë, e më pas 37 vjeçar ka akuzuar Norvegjinë se ka shkelur dy nene të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Avokati i tij, Oystein Storrvik, i tha agjencisë së lajmeve AFP se Breivik ka qenë i izoluar në burgun Skien, rreth 100 km, në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo.

    Ai i kishte krahasuar kushtet në burg të jenë torturuse, shkruan BBC.

    Breivik në vitin 2011 i kishte vrarë 77 persona dhe një vit pas është dënuar me 21 vite burgim./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark