Brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe në Podujevë.
Në një rast në Podujevë një grua ka raportuar se është sulmuar nga një e dyshuar tjetër. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Po ashtu në Podujevë viktima grua ka raportuar bashkëshortin se e kishte kanosur, as në këtë rast nuk ka pasur të arrestuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Të dy rastet janë cilësua si dhunë në familje.
Podujevë 28.12.2022 – 20:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është fjalosur me bashkëshortin dhe vajzën e cila e ka pranuar në polici se ia ka dëmtuar telefonin viktimës.
Por të dyshuarit bashkëshorti dhe vajza e kanë mohuar se e kanë sulmuar viktimën dhe ata janë liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 29.12.2022-18:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pas një fjalosje me burrin e saj dhe më pas me vajzën e saj. Lidhur me rastin janë arrestuar i dyshuari dhe e dyshuara te cilët gjatë intervistimit e kanë mohuar qe e kanë sulmuar viktimën, ndërsa e dyshuara e ka pranuar se ia ka dëmtuar telefonin viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Në një rast tjetër në Prishtinë gruaja ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti ku i janë shkaktuar edhe lëndime trupore. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 29.12.2022-10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, për shkak të një mosmarrëveshje i dyshuari bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime trupore. Lidhur me rastin, është informuar QPS-ja dhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.
Një grua në Prishtinë ka raportuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.
Pas arrestimit dhe intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 29.12.2022-12:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj është duke e shqetësuar dhe duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.