×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda 24 orëve raportohen tri raste të dhunës në familje në Pejë

    Insajderi
    11 November 2024 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje të dielën në Pejë.

    Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se një i dyshuar është arrestuar për dhunë dhe sulme verbale ndaj familjarëve të tij.

    I dyshuari është dërguar në Repartin Psikiatrik të Spitalit rajonal të Pejës.

    “Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ai ka ushtruar dhunë dhe sulme verbale ndaj familjarëve të tij dhe ka filluar të demolonte shtëpinë. I dyshuari pasi është intervistuar, me rekomandim të psikiatrit është dërguar në Repartin Psikiatrik në Spitalin rajonal në Pejë, nën përkujdesje të forcave policore”, thuhet në raport.

    Në rastin e dytë, dyshohet se një burrë ka ushtruar dhunë psikike ndaj një burri tjetër në familje.

    “Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

    Ndërkaq, në rastin e tretë, një i dyshuar raportohet të ketë fyer dhe kanosur me thikë një burrë tjetër.

    “I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark