
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tërhoqi vëmendjen në dasmën e Teuta Rugovës dhe Agron Gjeloshit, jo vetëm për praninë e saj, por sidomos për ndryshimin e pamjes.
E njohur për flokët e saj të errët dhe valëzime të lehta, Osmani këtë herë surprizoi me një dukje krejtësisht të re.
Flokë të drejtë dhe të lyer në një nuancë më të hapur kafe, që i dha një freski dhe elegancë ndryshe pamjes së saj.
Në fotografitë e shpërndara nga ceremonia, presidentja shihet pranë çiftit të sapomartuar, duke i uruar atyre lumturi, ndërsa pranë saj ishte edhe bashkëshorti, Prindon Sadriu.
Dasma është me motive e atmosferë qind për qind shqiptare duke bërë një kombinim mes traditave dhe modernes, me një varg këngëtarësh të ftuar për të performuar në event.