Si rezultat i reduktimit të racioneve të perimeve për shkak të të korrurave të pakta në Evropën jugore, dy shokë fëmijërie kanë gjetur një zgjidhje për të ngrënë shëndetshëm: të kultivosh vet, thellë nën qytetin e Londrës.
Ferma me emrin “Growing Underground” gjendet 30 metra nën rrugët e zhurmshme të Londrës Jugore, në një rrjet të ca tuneleve të errëta, me shtrirje 650 metra katrorë, të cilat ishin ndërtuar fillimisht si bunkere mbrojtëse nga sulme ajrore gjatë luftës së dytë botërore.
Ky biznes mund të jetë një hap drejt ndryshimit të mënyrës se si ne ushqehemi, e po ashtu edhe konsumimi i produkteve lokale duke reduktuar transportimin shumë kilometërsh dhe shpërdorimit të ushqimit. E po ashtu edhe një prej zgjidhjeve nga dëmet prej ndryshimit të klimës dhe rritjes së popullsisë.
Diku rreth njëzet lloje të bimëve po kultivohen në këto tunele, e prej tyre disa janë: sallatë të gjelbër, mustardë të kuqe, rrepë të kuqe, hudhër, kopër dhe koriandër. E me të gjitha këto janë duke u furnizuar marketet e Londrës.
Bimët rriten me anë të një sistemi hidroponik ku nuk ka nevojë për dhe fare por vetëm me drita LED. Kjo lejon që të mbjellurat të rriten në një ambient të kontrolluar dhe pa parazitë, me kualitet të qëndrueshëm pa marrë parasysh se çfarë moti është jashtë.
Ky biznes pesë vjeçar, që shpreson të rritet edhe më shumë, ka grumbulluar më shumë se 1 milion e 150 mijë.