Brenda një dite dy kosovarë dënohen për vrasjet e grave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda një dite dy kosovarë dënohen për vrasjet e grave

    Insajderi
    12 April 2017 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatë në Irlandë dhe një në Kosovë kanë dhënë në të njëjtën ditë verdiktin e tyre për dy kosovar të cilët kanë vrarë gratë e tyre.

    Të mërkurën Beteja maratonike  drejtësisë irlandeze kundër shqiptarit Vesel Jahiri ka marrë fund. Pas më shumë se pesë viteve gjykimi dramatik  e gati edhe tragjik, imigranti kosovar është gjetur fajtor përfundimisht për vrasjen e ish të dashurës së tij dhe plagosjen e vëllait të saj.

    Se sa vjet burg do të vuaj Jahiri do të merret vesh në një seancë që do të mbahet muajin e ardhshëm, raportojnë mediat në Irlandë.

    Megjithatë mediat irlandeze të cilat kanë raportuar që pesë vite për këtë rast duke e ndjekur çdo seancë paralajmërojnë një dënim kapital, të përjashtëm.

    Ato shkruajnë se vendimi për Jahirin u mor pas pleqërimit 7 orësh të trupit gjykues.

    Historia e kosovarit që rrezikon burg të përjetshëm për vrasjen gruas në Irlandë

    Po të njejtën ditë, Gjykata Themelore në Prizren, e ka dënuar me 12 vite Nebih Berishën për vrasjen e bashkëshortes së tij Zejnepe Berisha.

    Kjo gjykatë i dha atij dënimin me 12 vjet e gjashtë muaj burg, pasi që ai akuzohej se me 23 tetor 2015,  në shtëpinë e tyre në Suharekë kishte vrarë me thikë bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.

    Për këtë rast janë organizuar disa protesta përmes së cilave ishte kërkuar, drejtësi për viktimat e dhunës në familje. /Insajderi.com.

    Dënohet me 12 vjet burg për vrasjen e Zejnepe Berishës


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark