Brenda një dite BE-ja jep një lajm të mirë për Serbinë dhe një të keq për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda një dite BE-ja jep një lajm të mirë për Serbinë dhe një të keq për Kosovën

    Insajderi
    05 July 2016 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përderisa Tanja Fajon, raportuese e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave në Kosovë, ka thënë të martën se BE-ja ka vendosur që të shtyjë rekomandimin e saj për vënie në votim të heqjes së vizave për Kosovën nga 12 korriku deri më 5 shtator, një lajm krejtësisht të kundërt BE-ja i ka dhënë Serbisë.

    Anëtarët e Bashkimit Evropian janë pajtuar po sot të martën që të hapin kapitujt 23 dhe 24 për anëtarësimin e Serbisë në BE.

    Sipas gazetës serbe “Novosti”, BE-ja ka vendosur që të nisë një dialog të ri të negociatave me Serbinë pas bisedimeve në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt të hënën në Paris.

    Ky vendim sipas RTS-së vjen pasi BE-ja me 1 korrik ka vendosur që të mos hap dy kapituj me Serbinë, atë që ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, gjë që ka nervozuar aq shumë Serbinë saqë ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq e quajti këtë vendim si të “turpshëm, të pakuptueshëm dhe poshtërues”.

    Reagimi i tillë ishte ashpërsuar kur në të njëjtën kohë, BE-ja vendosi që të hap kapituj të ri me Turqinë dhe Malin e Zi, raporton Insajderi.

    Kryeministri serb sipas RT-së, u ka thënë liderëve evropian se përkundër faktit se Serbia e ka të qartë rrugën drejt Evropës, nëse vazhdohet me një politikë të tillë./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark